Toronto Raptors vazhdon të dominojë në Konferencën e Lindjes, teksa në takimin e radhës në sezonin e rregullt të NBA-së mposhti me 5 pikë diferencë, 103 – 98 Charlotte Hornets, duke blinduan vendin e parë në renditje. Paraqitja e Kylie Walker nuk mjaftoi për skuadrën të cilën e ka në pronësi legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan, pasi kanadezët, të udhëhequr nga dyshja DeRozan-Valanciunas, respektivisht me 19 dhe 18 pikë, ishin më kompaktë mbi parket, duke u shkaktuar humbjen e tretë radhazi Hornets.
Fitore e ngushtë 95 – 98 e Indiana Pacers në parketin e Washington Wizards. Oladipo ishte “ylli” i përballjes me 33 pikë, 3 asite dhe 7 rikuperime, ndërsa Bogdan Bogdanovic shtoi edhe 20 pikë të tjera për Pacers. Në radhët e Wizards spikati Beal me 22 pikë, 11 asiste dhe 3 rikuperime. Kjo ishte humbja e tretë për Wizards, por që nuk e rrezikojnë zonën play off.
Los Angeles Clippers vazhdon të këmbëngulë për një vend në play off në Konferencën e Perëndimit. Kalifornianët mposhtën me vështirësi 123 – 120 Brooklyn Nets, falë dyshesh Rivers-Harris, me 35 pikë në total. Për Nets LeVert shënoi 27 pikë, por që nuk vlejtën për të fitoren.
Vijon forma e mirë e New Orleans Pelicans, që iu imponua 109 – 126 Dallas Mavericks. Spikatën për miqtë Holiday dhe Mirotic, respektivisht me 30 dhe 24 pikë.
Ndërkohë Antetokounmpo me 35 pikë, 7 asiste dhe 9 rikuperime ishte inspiruesi i fitores së Milwaukee Bucks 118-110 ndaj Philadelphia 76ers.
Sacramento Kings i shkaktoi humbjen e katërt radhazi New York Nicks 102 – 99. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një sezon relativisht të dobët dhe praktikisht nuk kanë shanse për t’u renditur në zonën play off në përfundim të sezonit të rregullt.