Cleveland e Spurs rikthehen te fitorja, Boston merr kreun në Lindje

Basketboll

Cleveland e Spurs rikthehen te fitorja, Boston merr kreun në Lindje

Më: 6 mars 2018 Në ora: 10:36
LeBron James

Cleveland rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-90 ndaj Detroit, ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vjen përmbysja e Cavaliers, që korrën suksesin e 38-të sezonal. LeBron James ishte shënuesi më i mirë, duke realizuar 31 pikë, mbështetur nga Nance Jr, autor i 22 pikë e 15 rebaund. Për miqtë u dallua Griffin me 25 pikë, por që mbetën për statistikë. Pa probleme fiton edhe Miami, që mposhti 125-103 Phoenix, ndeshje e dominuar nga ekipi nga Florida. 7 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, me Whiteside që ishte shënuesi më i mirë, autor i 24 pikëve dhe 14 rebaund.

Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 100-98 Memphis në sekondat e fundit, ndeshje e hapur dhe me rivalitet. Vendimtar për Spurs ishte veteran Parker me 23 pikë, ndërsa 23 pikët e Mark gasol mbetën për statistikë. Në sekondat e fundit fiton edhe Portland, që mundi 108-103 Lakers, sfidë ku udhëhiqte herë njëra skuadër e herë tjetra. Lillard me 39 pikë e McCollum me 22 bënë diferencën në fushë në këtë sfidë. Fiton edhe Boston, që mundi 105-89 ndaj Chicago, ndeshje e dominuar nga miqtë, që morën edhe kreun e renditjes në Lindje, sfidë ku u dallua Brown me 21 pikë. Utah Jazz, falë 21 pikëve e 17 rebaund të Gobbert mundi 94-80 Orlandon.

REZULTATET E SOTME

Cleveland – Detroit, 112-90

Indiana – Milwaukee, 92-89

Miami – Phoenix, 125-103

Chicago – Boston, 89-105

San Antonio – Memphis, 100-98

Utah Jazz – Orlando, 94-80

Lakers – Portland, 103-108

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat