Cleveland zgjohet

Basketboll

Cleveland zgjohet

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:02
Pamje nga ndeshja

Pas dy humbjeve radhazi me Nuggets dhe 76ers, Cleveland Cavaliers rigjen fitoren në shtëpi përballë Detroit Pistons me rezultatin 112 – 90. Në këtë sukses la shenjën e tij LeBron James, autor i 31 pikëve, 7 asisteve dhe po kaq rikuperimeve. Në fakt, pas siguroi praktikisht fitoren, “ylli” i Cavs u ul në stol gjatë gjithë periodës së fundit. Në radhët e Celtics Blake Griffin e mbylli përballjen me 25 pikë.

Kjo fitore e Cleveland ishte shumë e rëndësishme për të mbajtur pas në renditje Indiana Pacers, që falë 29 pikëve të Bogdan Bogdanovic, triumfoi 92 – 89 ndaj Milwaukee Bucks. Basketbollisti kroat fitoi duelin me Antetokounmpo që u ndal në vetëm 18 pikë dhe 12 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Detroit Pistons 112-90

Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 92-89

Miami Heat – Phoenix Suns 125-103

Chicago Bulls – Boston Celtics 89-105

San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 100-98

Utah Jazz – Orlando Magic 94-80

Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 103-108

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat