Burrëria e Erolld Belegut

Basketboll

Burrëria e Erolld Belegut

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:45
Erolld Belegu

Një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e federatave tjera sportive padyshim është rasti i Erolld Belegut. Ai tregoi burrërinë që pak kush e priste prej tij, dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Belegu tregoi vendosmërinë apo burrërinë që ka! Burrëria nuk matet me llafe as me kilometra të ecjes apo me flokët me gellë apo kush e ka tullacin me ndriçues, apo herë i rruar e herë pa rruar, herë me mustaqe e herë pa to ose me çorape të bardha e ngjyrë portokalli apo me këmisha të hekurosura, as me kollare kush më të shtrenjta e kush më të lira,  apo me këpuca nike e dizel, por njeriu matet me vepra. Ata që dyshonin te Belegu u bindën se ka një personalitet apo unin e vetë. Dikush e shikonte si karrierist të përbetuar dhe i pangishëm, por u doli ndryshe.  Shkurt e shqip edhe vet e tha në një shkrim të gjatë për opinion, dy poste është konflikt interesi dhe nuk e pa të moralshme të rrinë aty dhe vendosi të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të FBK-së.

Belegu krijoi edhe një ekip të rinjsh e të rejash në federatë, që po japin shembull për organizim në rrafshin e përgjithshëm. Ai ka treguar se nuk është lakmiçar, por tregoi respektin mbi të gjitha për institucionin,  basketbollin dhe respektoi rregullat, vendosi të largohet. Ndoshta dikush e ka quajtur edhe njeri i çmendur apo që i iku truri për një sekondë, duke thënë vet me vete: A lëshohet kjo pozitë apo fotele e butë! Fakt që duhet lëshuar njëra pozitë dhe ky është një tregues apo një mesazh për të tjerët që kanë poste e poste të veprojnë si Belegu.

Belegu Këshilltar i punëve të jashtme dhe kryetar i FBK-së, por e zgjodhi dorëheqjen nga FBK dhe shumëkënd e la gojëhapur.  Cili nga kryetarët e federatave do të bënte këtë gjest?  Vështirë se do të bënte dikush tjetër, sepse do të ishin rrahur me stupca e nuk do ta lëshonin pozitën, por Belegu u dha shembull të gjithëve: dy poste nuk mbahen: lëshoni rend burra! Ky ishte mesazhi më i mirë nëse duam të shkojmë para!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat