Peja ka triumfuar në përballje me Kerasan Prishtinën

Basketboll

Peja ka triumfuar në përballje me Kerasan Prishtinën

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:26
Pamje nga një ndeshje

Janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së XXI të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Janë ballafaquar Borea dhe Golden Eagle Ylli, ku fitore ka regjistruar Golden Eagle Ylli me rezultat 82:73 (20:13, 21:15, 11:25, 30:20).

Më efikasit te ekipi nga Suhareka ishin Artin Gashi me 22 pikë, Marvin Smith me 16, Dragan Setelja me 16 dhe Mike Harmon me 14 pikë. Te Borea më së shumti pikë ka realizuar CJ Carter, gjithsej 23 sosh.

Në duelin e së enjtes Peja ka triumfuar në përballje me Kerasan Prishtinën me shifrat 66:58 (21:10, 8:10, 19:12, 18:26).

Më të dalluarit te verdhezinjtë ishin Rron Grapci me 15 pikë, 11 kërcime e 6 asistime, Beq Kovaqi me 15 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, Blendi Kadusha me 10 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, derisa për Pejën u paraqitën edhe ikona e skuadrës, Valdet Grapci, i cili kontribuoi me 7 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, ndërsa Vigan Radoni shtoi 9 pikë e 6 kërcime. Te Kerasan Prishtina më efikasi ishte Arbnor Haliti me 29 pikë e 4 kërcime.

Ndërkaq dy ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje, ajo ndërmjet Rahovecit e Sigal Prishtinës dhe Bashkimit e Trepçës do të luhen të dielën.

E para do të zhvillohet duke filluar nga ora 17:00, kurse e dyta nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat