Hana gëzon Dritën e Gjilanit

Basketboll

Hana gëzon Dritën e Gjilanit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:58
Hana

Hana Isufi, ish basketbolliste e klubit të basketbollit të femrave “Drita”, me profesion fizioterapeute, ka hapur ordinancën e saj Fizioterapia “Physical Therapy” dhe ka lidhur marrëveshjen me Akademinë e Basketbollit “Drita”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje sipas Isufit është rritja e cilësisë dhe sigurisë fizike të lojtarëve.

Ajo marrëveshjen e ka pritur mirë ndërsa thekson se në çdo lojë të kësaj akademie do të jetë nga një fizioterapeut në ndonjë rast lëndimi.

"Physical Therapy" do të bënë vlerësimin fizik të çdo lojtari të Akademisë së Basketbollit Drita në periudha periodike tremujore. Unë vetëm kam qenë basketbolliste dhe e di se sa me rëndësi është të jetë një fizioterapeut në sallë në çdo rast lëndimi”, ka thënë Isufi.

Isufi fizioterapinë e saj e ka hapur së bashku me një kolege tjetër Albina Halilin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat