Golden State mposht Lakers, Boston humbet pas kohës shtesë

Basketboll

Golden State mposht Lakers, Boston humbet pas kohës shtesë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:19
Pamje nga ndeshja basketbollistike

Golden State rikthehet te fitorja në kampionat, pas fitores 117-106 ndaj Lakers, ndeshje e dominuar nga skuadra kampione e NBA-së, që korri suksesin e 53-të sezonal. Një ndeshje e mirë e ekipit të Warriors ku të pestë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Durant që bëri diferencën në parket, autor i 26 pikëve. Për Lakers u dallua Randle me 22 pikë, por që mbetën për statistikë. Pas kohës shtesë fiton Sacramento, që mundi 123-119 Miami, ndeshje me luhatje në parket nga të dyja ekipet. Hield me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë, autor i 24 pikëve, ndërsa 33 pikët e Dragic nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Washington, që mundi 125-124 Boston, sfidë me rivalitet dhe emocione. Boston pati epërsi në pjesën e parë (Morris 31 pikë), por nuk arriti ta ruajë avantazhin deri në fund, ndërsa për Washington u dallua Beal me 34 pikë, më i miri në parket. Fiton edhe ekipi i Orlando, që mundi 126-117 Milwaukee, ndeshje e dominuar nga vendasit, që korrën një fitore më së shumti ëpr statistikë, ndeshje ku u dalluan Simmons me 35 pikë e Augustin me 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat