Kombëtarja e Vitit

Basketboll

Kombëtarja e Vitit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:58
Kombëtarja e Vitit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve është shpallur Kombëtarja e Vitit në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2017 të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të mërkurën mbrëma.

Ky çmim erdhi falë suksesit të shënuar në vitin 2017, ku Kosova arriti të kalojë fazën e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe kështu tani Përfaqësuesja jonë bën gara në kualifikimet evropiane në grup me kombëtare me renome botërore si Lituania, Polonia dhe Hungaria.

Në fazën e parakualifikimeve Kosova ishte në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, dhe falë dy fitoreve në shtëpi kundër këtyre kundërshtarëve arriti të kaloj tutje. Kosova në këtë mënyrë e la jashtë Maqedoninë, e cila në ato momente ishte në pozitën e 38-të në renditjen botërore të FIBA-s.

Krahas shpërblimeve të trofeut në formë “Vrapueses Ilire” të bërë nga skulptori i mirënjohur, Luan Mulliqi, KOK-u ndau edhe shpërblime financiare për të dalluarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat