Warriors në krizë

Basketboll

Warriors në krizë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:01
Warriors në krizë

Nuk mjafton rikthimi i Kevin Durant apo i Draymond Green për të kthyer në shina Golden State. Kampionët në fuqi të NBA u mposhtën 107 – 116 nga Milwaukee Bucks, falë lojës së shkëlqyer të Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 32 pikë. Middleton shtoi edhe 23 pikë të tjera për Bucks, ndërsa për vendasit më i miri mbi parket rezultoi Cook me 30 pikë. Duhet theksuar se në radhët e Warriors mbizotëroi nervozizmi, aq sa Durant u përjashtua nga loja që në periodën e dytë. Humbja e tretë radhazi e Golden State i siguron Houston Rockets vendin e parë në Perëndim.

Indiana Pacers, që tashmë e ka siguruar zonën play off në Konferencën e Lindjes, fitoi me vetëm tre pikë diferencë 103 – 106 në parketin e Sacramento Kings. Kroati Bogdanovic dhe Oladipo spikatën në radhët e miqve respektivisht me 25 dhe 24 pikë.

San Antonio Spurs i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Oklahoma City Thunder, 103 – 99, duke i kërcënuar skuadrës së Westbrook vendin e katërt. Paul Geroge rezultoi i mirë për Spurs me 26 pikë, ndërsa rivali i tij në kampin kundërshtrar ishte LAMarcus Aldrige me 25 pikë.

Konsolidon pozitat në play off në Lindje Miami Heat, që mposhti 103 – 92 Chicago Bulls. Richardson dhe Dragic, respektivisht me 22 dhe 17 pikë, ishin inpsiruesit e skuadrës nga Florida për këtë sukses.

Detroit Pistons mban gjallë shpresat për zonën play off, pasi iu imponua 103 – 92 Washington Wizards. Spikati në këtë përballje Drummond shënoi 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat