NBA thyen rekordin e shikueshmërisë

Basketboll

NBA thyen rekordin e shikueshmërisë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:28
Pamje nga një ndeshje

Për të katërtin vit me radhë, NBA ka vendosur një rekord të ri për sa i përket shikueshmërisë së tifozëve në ndeshjet e sezonit të rregullt. Në përfundim të javës së 82-të të sezonit të rregullt është konfirmuar se numri në total i shikuesve ka qenë 22,1 milionë njerëz, që kanë ndjekur “live” ndeshjet në shkallët e stadiumeve të 30 skuadrave.

Kjo është hera e parë që NBA arrin kuotën e 22 milionë shikuesve në sezonin e rregullt. Një vit më parë, kjo shifër ishte 21,9 milionë shikues, ndërkohë që në katër sezonet e fundit shikuesit janë shtuar. Mesatarja e shikuesve për ndeshje ka qenë 17,987 tifozë, 100 më shumë krahasuar me 17,884 shikues për ndeshje e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat