Warriors çojnë në 2:0 serinë ndaj Spurs

Basketboll

Warriors çojnë në 2:0 serinë ndaj Spurs

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:24
Golden State Warriors, San Antonion.

Janë zhvilluar dy ndeshje të playoffit gjatë mbrëmjes në NBA.

Golden State Warriors e dominon sërish San Antonion.

Kampionët në fuqi të NBA treguan të gjithë potencialin e tyre edhe në sfidën e
dytë të rundit të parë playoff ndaj Spurs duke triumfuar me rezultatin 116:101, për
ta çuar në 2:0 serinë e përballjeve mes tyre.

Në Oracle Arena, Spurs mund të bënin ballë vetëm në periudhën e parë, sepse
duke u nisur nga çerekun e dytë Golden State e dominoi në çdo aspekt sfidën duke
hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e konferencës.
La Marcus Aldrige rezultoi pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 34 pikë dhe 12
kërcime, por dallimin në këtë përballje e bëri dyshja e Golden State Kevin DurantKlay
Thompson. I pari realizoi 32 pikë, ndërsa Thompson shtoi 31 të tjera.

Pas 17 fitoreve radhazi ndalet ecuria e Philadelphia 76-ers mes sezonit të rregullt
dhe play-offit, pasi skuadra nga Pensylvania u mposht në sfidën e dytë nga Miami
Heat brenda në Wells Fargo Center me rezultatin 103:113.

Të prirë nga Dwyane Wade i cili e mbylli ndeshjen me 28 pikë, Heat arritën të
barazojnë serinë në 1:1.

Philadelphias në krahun tjetër nuk i mjaftuan 24 pikët e Ben Simmons dhe 23 të
kroatit Sariç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat