Wade:Janë shumë gjëra që do të vihen në balancë

Basketboll

Wade:Janë shumë gjëra që do të vihen në balancë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:20
Wade:Janë shumë gjëra që do të vihen në balancë

Sezoni 2017-2018 mund të jetë i fundit për një nga ikonat e NBA-së, basketbollistin e Miami Heat, Dwyane Wade, tashmë 36 vjeç. Ka qenë vetë basketbollisti ai që ka konfirmuar se mund të varë “këpucët në gozhdë” pas një muaji. “Shumë njerëz mendojnë se një sportist tërhiqet kur nuk është më në gjendje të luajë. Por nuk është gjithnjë kështu”, tha Wade pas ndeshjes së fundit të fituar me Miami, ku ishte shënuesi më i mirë, autor i 28 pikëve në fitoren ndaj Philadelphia, në çerekfinalen e parë të play off-it në Lindje.

“Unë jam ende në gjendje të luaj. Por këtë herë do të mendohem para se të marrë një vendim përfundimtar. Në fund të sezonit do të diskutoj me familjen dhe skuadrën, do të vlerësoj çdo mundësi dhe më pas do të marr një vendim. Do të vendos për mundësinë më të mirë për mua. Janë shumë gjëra që do të vihen në balancë”, tha Wade, që këtë sezon e nisi me skuadrën e Cleveland Cavaliers, por në merkaton e janarit ai u rikthyer te Miami, ku ka luajtur për 13 sezone dhe ku ka fituar 3 tituj kampionë në NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat