Në ethe të play-offit

Basketboll

Në ethe të play-offit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 17:27
Ilustrim

Play-off-i në Ligën e Femrave do të startoj në këtë mesjavë, me dy ndeshjet që do të zhvillohen të enjten, njëra në Pejë dhe tjetra në Prishtinë.

Në Pejë, Penza e pret Trepçën me fillim nga ora 15:00, takim ky në të cilin vashat pejane vlerësohen favorite, derisa ndeshja që do të luhet në kryeqytet duke filluar nga ora 19:30 pritet të sjell rivalitet të madh, por edhe basketboll cilësor, duke marr parasysh përbërjet e ekipeve, ku në njërën anë Pro Bet Prishtina ka në radhët e veta një lojtare amerikane, kurse në anën tjetër, Bashkimi i ka dy basketbolliste amerikane mjaft kualitative.

Duhet theksuar se pikërisht angazhimi i basketbollisteve amerikane në radhët e ekipit prizrenas ka kthyer edhe shikuesit në palestër për ndeshjet e Ligës së Femrave, ku në derbi përballë Pro Bet Prishtinës dhe Penzës në Prizren kanë qenë të pranishëm rreth 1000 shikues.

Skuadrat që do të shënojnë dy fitore radhazi në gjysmëfinale do të renditen në finalen e madhe.

Kampione në fuqi është skuadra e Penzës nga Peja, derisa Pro Bet Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2017/18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat