Jamesi magjik

Basketboll

Jamesi magjik

Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:48
Jamesi magjik

Cleveland barazon 1-1 serinë e ndeshjeve çerekfinaleve të play off-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Cavaliers fitoi me vështirësi 100-97 ndaj Indianës, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, të dominuar nga basketbollistët vendës. Një ndeshje fantastike e LeBron James, autor i 46 pikëve 12 rebaund, më i miri në fushë për vendasit, ndërsa për Indianën nuk mjaftuan 22 pikët e Oladipo për të fituar. Por Indiana largohet nga këto dy ndeshje në fushën e Cleveland me një fitore.

Barazim 1-1 edhe në përballjet mes Utah Jazz dhe Oklahomës. Ekipi i Jazz fitoi 102-95 ndaj Thunder, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, sfidë e hapur deri në fund. Mitchell me 28 pikë, Rubio me 22 dhe Favors me 20 bënë diferencën në parket për miqtë, ndërsa për Oklahomën u dallua Westbrook me 19 pikë e 13 asist, por që mbetën për statistikë.

Houston hedh një hap tjetër drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 102-82 ndaj Minnesotës, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Sukses i lehtë për ekipin e Rockets, që ishte superior në fushë, ndeshje ku Chris Paul realizoi 27 pikë e Green 21 pikë e 12 rebaund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat