Bashkimi kremton titullin

Basketboll

Bashkimi kremton titullin

Më: 4 maj 2018 Në ora: 10:53
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ia dorëzoi trofeun kapitenes së Bashkimit Gresa Gashit.

Basketbollistet e Bashkimit janë shpallur kampione të Kosovës për edicionin 2017/18.

Vashat prizrenase kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë finale kundër Penzës në Pejë me rezultat 77:50 (30:10, 11:8, 22:13, 14:19).

Bashkimi ka dominuar prej fillimit të takimit e deri në fund në duel me Penzën dhe kështu ka arritur të stoliset me titullin e kampionit, të parin që nga edicioni 2009/10.

Më të dalluarat te ekipi prizrenas ishin Khadija Broën me 29 pikë, Gresa Gashi me 13 dhe Anastasia Williams me 12 sosh. Në anën tjetër te pejanet më efikasja ishte Jeta Zeka me 22 pikë.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ia dorëzoi trofeun kapitenes së Bashkimit Gresa Gashit.  

Në këtë mënyrë Bashkimi e ka ndërprerë dominimin shumëvjeçar në basketbollin femëror në Kosovë të Penzës dhe Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat