Cavs dhe Celtics fitojnë përsëri

Basketboll

Cavs dhe Celtics fitojnë përsëri

Më: 4 maj 2018 Në ora: 11:41
Cavs dhe Celtics

Vazhdon forma e mirë për dy skuadrat nga Konferenca e Lindjes.

LeBron James po kalon njërin prej sezoneve më të mirë në karrierën e tij në NBA.

Ylli i Cavs, një nga më të mirët në historinë e basketbollit,  ishte thjesht i magjishëm në përballjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Toronto Raptors, me skuadrën e tij që fitoi 128:110 dhe thellon në 2:0 serinë e përballjeve.

“Mbreti” James dhuroi spektakël në “Air Canada Centre”, duke shënua 43 pikë, dhënë 14 asistime dhe 8 kërcime. Pas kësaj fitoreje, Cavs kanë një avantazh të madh ndaj Raptors, pasi dy ndeshjet e radhës do t’i luajnë para publikut të vet.

Te Raptors që zhgënjyen përsëri në fushën e tyre, De Mar DeRozan nuk shkoi më shumë se 24 pikë për Raptors, ndërsa Kyle Lowry u ndal në 21 pikë.

Boston Celtics siguruan edhe një fitore të madhe 108:103 brenda në TD Garden ndaj Philadelphia 76ers, duke përmbysur një disavantazh prej 22 pikësh të periudhës së dytë.

Bostoni tregoi më të mirën në pjesën e dytë, me një rezultat të pjesshëm 45:17, pas rikthimit mbi parket të Jaylen Brown dhe formës së shfaqur nga treshja Rozier-Tatum-Smart, me 60 pikë në total.

Me serinë që shkon 2:0 për Cetlics, dy përballjet e radhës zhvendosen në “Wells Fargo Center” të Philadelphias. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat