Curry: Nuk jam në 100% të formës, por do të luaj titullar

Basketboll

Curry: Nuk jam në 100% të formës, por do të luaj titullar

Më: 4 maj 2018 Në ora: 23:44
Stephen Curry

Stephen Curry u rikthye në fushë një muaj pas dëmtimit, duke luajtur në gjysmëfinalen e dytë të play off-it ndaj New Orleans, ku realizoi 28 pikë në 27 minuta lojë. Trajneri Steve Kerr u tregua i kujdesshëm, duke mos e lënë gjatë gjithë kohës në fushë, duke qenë se kjo ishte sfida e parë për kapitenin e ekipit kampion pas një periudhe të gjatë. Por Curry beson se mund të luajë më shumë ,se 30 minuta në takimin e tretë që Warriors do të luajnë në fushën e Pelicans, duke i kërkuar trajnerit më shumë hapësira.

Në ndeshjen e fundit Curry e nisi sfidën nga stoli, por këtë herë mund të rikthehet titullar. “Po, është e sigurt që Curry do të jetë titullar. Unë nuk mund ta mbaj për një kohë kaq të gjatë në stol një lojtar të tillë, ndaj do të jetë në formacionin bazë”, tha Kerr. “Ndihem mirë fizikisht, jam në formë dhe jam stërvitur mirë edhe pse nuk kam shkuar ende në 100% të formës. Mund të luaj më shumë se në ndeshjen e fundit dhe të jap kontributim tim, për ta fituar edhe ndeshjen e tretë. Jemi kampionë dhe duhet të ruajmë titullin”, tha Curry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat