Amerikanet që pushtuan Kosovën, dikujt ia plasën zemrën e dikujt ia kënaqen!

Basketboll

Amerikanet që pushtuan Kosovën, dikujt ia plasën zemrën e dikujt ia kënaqen!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2018 Në ora: 13:52
Khadija G. Brown-Haywood, Ulpiana Emra dhe Anastasia Nicole Williams.

Basketbollistet amerikane, Khadija G. Brown-Haywood dhe Anastasia Nicole Williams, i dhanë shpirt basketbollit femëror të Kosovës. Amerikanet ua kthyen gjallërinë basketbollit të Kosovës dhe buzëqeshjen qytetit të Prizrenit. Ranë amerikanet Bashkimi i hoqi vuajtjet shumëvjeçare. Klubi i basketbollit Bashkimi është kampionë i ri i Republikës së Kosovës, duke iu falënderuar dyshes maestro të amerikaneve.

Amerikanet dikujt ia plasën zemrën e dikujt ia kënaqen. Prizrenit e bënë sikur në qiellin e shtatë, por Pro Bet Prishtina dhe Penza nuk kishin forcë t’i ndalni basketbollistet amerikane apo shkollën amerikane dhe mbeten të zhgënjyera. Dy amerikane që i dhanë shkëlqim basketbollit tonë. Në foto janë Khadija G. Brown-Haywood, Ulpiana Emra dhe Anastasia Nicole Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat