Finalja te shtunën

Basketboll

Finalja te shtunën

Më: 8 maj 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Seria e finales së madhe në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të filloj të shtunën me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Sigal Prishtina në gjysmëfinale e ka eliminuar Golden Eagle Yllin me seri 3:0, ndërsa me të njëjtin rezultat edhe Bashkimi e ka eliminuar Rahovecin.

Finalja do të luhet në sistemin, një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren, kurse bardhekaltrit e kanë epërsinë e terrenit vendas në rast se seria shkon deri në pesë ndeshje.

Kampion i edicionit 2017/18 do të shpallet skuadra që arrin tri fitore.

Duhet theksuar se kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mundur në finale pikërisht Bashkimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat