Boston Celtics kalojnë në finale të Lindjes

Basketboll

Boston Celtics kalojnë në finale të Lindjes

Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:37
Boston Celtics - Cleveland Cavaliers

Janë kompletuar dy çiftet finaliste në të dy konferencat e NBA. Boston Celtics do të ketë përballë Cleveland Cavaliers, në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fillim të stinorit.

Philadelphia 76ers ishte shumë pranë rihapjes së serisë gjysmëfinale të Lindjes ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, por Boston arriti të kthehej në lojë në minutën e fundit të takimit.

76ers po kryesonin me 4 pikë avantazh deri në një minutë para fundit të takimit por shpërthimi i Bostonit në sekondat e fundit bëri që sfida të shkonte në favor të Celtics të cilët triumfuan me rezultatin 114:112 dhe tashmë janë në finale, pasi rezultati pas pesë ndeshjesh është 4:1 në favor të Celtics.

Jason Tatum dhe Jaylen Brown ishin liderë të Bostonit. I pari realizoi 25 pikë ndërsa Brown shtoi 24 të tjera.

Në krahun tjetër Joel Embiid dhe Dario Saric  realizuan nga 27 pikë secili, por të pamjaftueshme për të mbajtur ekipin e tyre në garë.

Tani radhën e ka Cleveland Cavaliers, skuadra që u mori titullin e konferencës vitin e kaluar, ku Celtics do të kërkojnë të hakmerren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat