Biraj para sfidës me Prishtinën: Çdo finale të jep një lloj presioni

Basketboll

Biraj para sfidës me Prishtinën: Çdo finale të jep një lloj presioni

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:15
Qëndrim Biraj

Kapiteni i Bashkimit nga Prizreni, Qëndrim Biraj, është i qetë para sfidës së parë (nesër, 19.00) finale kundër Sigal Prishtinës. Ai shprehet se shkojnë në kryeqytet që ta fitojnë finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. “Besoj që do të jetë ndeshje mjaft cilësore dhe e mirë për t’u ndjekur nga basketbolldashësit.

Këtë vit kemi krijuar një ekip mjaft dinamike dhe të papërshtatshëm për kundërshtarët, besoj që jemi për një nuancë këtë vit më të mirë se Prishtina në shumë aspekte të lojës”, thotë Biraj. A jeni komplet dhe në presion? “Fatmirësisht jemi të kompletuar si ekip, pra nuk kemi mungesa dhe shpresoj që të mos kemi lëndime dhe mungesa gjatë tërë serisë finale. Çdo finale të jep një lloj presioni, mirëpo tek ne si ekip nuk është i dukshëm.

Fitorja në Prishtinë vetëm do të na ofroj një hap më afër titullit, na mbetet me pas edhe shumë punë deri te titulli, nuk duhet të vetëkënaqemi me një fitore”, tha Biraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat