Kur luhet ndeshja e dytë finale Bashkimi-S. Prishtina?

Basketboll

Kur luhet ndeshja e dytë finale Bashkimi-S. Prishtina?

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:26
Ilustrim

Ndeshja e dytë finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:30 në palestrën sportive në Prizren.

Bashkimi aktualisht udhëheq me seri 1:0, pasi në duelin e së shtunës ka triumfuar në kryeqytet me rezultat 84:81.

Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore, derisa kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat