Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale në mes të Bashkimit dhe Prishtinës.
Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim prej orës 20:30.
Në ndeshjen e parë fituan lojtarët e Bashkimit të cilët gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë se skuadra e Prishtinës të cilët nuk i bënin ballë kundërshtarëve nga Prizreni.
Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore.
Kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur pikërisht Bashkimin në finale.