Finalja e lindjes në NBA. Bostoni, tjetër fitore me Cleveland

Basketboll

Finalja e lindjes në NBA. Bostoni, tjetër fitore me Cleveland

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:03
Foto nga ndeshja

Cleveland dështoi edhe në tentativën e dytë për të mposhtur Bostonin në TD Garden në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA.

Skuadra nga Massachusets e fitoi këtë përballje me rezultatin 107-94 dhe tashmë kryeson serinë e sfidave më nënkampionët e NBA në 2-0. Bostoni e pa veten në pozita shumë të vështira në dy periodat e para të kësaj ndeshjeje kur Cleveland u shfaq superior, falë edhe LeBron James që shënoi 21 ikë vetëm në periodën e parë.

Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin e 7 pikëve 55-48, por pas kësaj gjërat ndryshuan në favor të bostonit që filloi të mbrojë më mirë, ndërkohë që edhe në sulm u shfaq e pamëshirshme. Kjo u duk më shumë në periodën e fundit të cilën Bostoni e fitoi 59-39 që në këtë mënyrë hodhi një tjetër hap drejt titullit kampion të Konferencës së Lindjes.

Për Cleveland James e mbylli sfidën me 42 pikë, 10 topa në tabelë e 12 assist, Kevin Love pati një bilanc me 22 pikë e 15 topa në tabelë, ndërsa Kyle Korver shënoi 11 pikë e megjithatë këto statistika nuk i shërbyen skuadrës nga Ohio. Në krahun tjetër, te Bostoni më të mirët në parket ishin Jaylen Brown me 23 pikë, Terry Rozier me 18 e Al Horford me 15 pikë e 10 topa në tabelë.

Ndeshja e tretë mes Cavaliers dhe Celtics do të luhet ditën e diel në Quicken Loans Arena të Cleveland ku skuadrës vendase i duhet të punojë vërtet shumë për të kthyer situatën në favor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat