Gjunjëzohen Celtics, Clevelandi ngushton serinë finale të lindjes

Basketboll

Gjunjëzohen Celtics, Clevelandi ngushton serinë finale të lindjes

Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:32
Cleveland Cavaliers

Cleveland Cavaliers kanë shpërthyer në takimin e tretë final të konferencës lindore që u zhvillua në Ohio, ku vendasit shënuan fitore prej 116-86.

Pas dy performancave jo aq të mira në Boston, nënkampioni e mori më seriozisht ndeshjen e tretë.

Të gjihë lojtarët kontribuan në fitoren e Cavs, duke mos lënë të vetmuar mbretin Lebron James.

Epërsia qysh në çerekun e parë shkoi deri në 20 pikë dhe e tillë vazhdoi të jetë deri në fund të takimit me mysafirët që s’patën asnjë gjasë për t’u rikthyer në lojë.

LeBron James ishte më i miri me 27 pikë, pesë kërcime dhe 12 asistime, kurse Kevin Love shtoi 13 pikë e 14 kërcime dhe George Hill 13 pikë e 2 asistime dhe Kyle Korver 14 pikë nga katër treshe.

Jayson Tatum ishte më i miri te Celtics me 18 pikë, pasuar nga Rozier me 13 pikë, dhe Jaylen Brown me 10 pikë, kurse dështoi Horford me vetëm 7 pikë.

Seria aktualisht është ngushtuar në 2-1 dhe sfida e katërt zhvillohet të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat