New Basket U-12 kampion i Kosovës

Basketboll

New Basket U-12 kampion i Kosovës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:01
New Basket është shpallur kampion i Kosovës

Skuadra e New Basket është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U12 pasi në finalen e luajtur të dielën në Pejë e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 20:19.

Prej fillimit e deri në fund të ndeshjes është zhvilluar një luftë e barabartë dhe këtë më së miri e tregon rezultati përfundimtar, ku ekipi prizrenas arriti të triumfoj me vetëm një pikë dallim.

Medaljet dhe kupën ekipit fitues ia ka dorëzuar Elldin Uglari, Komesar i Garave të kategorive të reja në FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat