Përzgjedhësja e kombëtares U16 Femrat në basketboll, Kimete Haliti i ka ftuar në grumbullimin e parë të gjitha vajzat e lindura në vitin 2002 e më të reja.
Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.
Grumbullimi i parë do të mbahet të shtunën me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kosova U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që do të mbahet prej 16 deri më 25 gusht në Podgoricë të Malit të Zi.
Grupi C: Izraeli, Irlanda, Rumania, Zvicra, Luksemburgu, Kosova. Megjithatë, Kimeti është në stres sepse synon të përgatitë ekipin sa më mirë, që të dalë sa më faqe bardhë në rrafshin nëdrkombëtar.