Kampi nacional në Therandë

Basketboll

Kampi nacional në Therandë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:21
Kampi nacional në Therandë

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, të cilat Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka në plan-programin e saj, ajo ka paraparë që gjatë kësaj vere të organizojë edhe Kampin Nacional për grupmoshat U13 dhe U14 në të dyja konkurrencat.

Kampi Nacional do të organizohet në Therandë, prej 2 deri më 15 korrik, ku fëmijët/trajnerët dhe udhëheqësit e Kampit do të vendosen në hotel “Rozafa”, ndërsa stërvitjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” dhe në palestrën e sportit të gjimnazit “Jeta e Re”, si dhe në fushat e sportit në oborrin e këtij gjimnazi.

Kampi në konkurrencën e meshkujve do të mbahet prej 2 deri më 8 korrik, ndërsa do të marrin pjesë 48 djem, 8 trajnerë, si dhe udhëheqës të Kampit, derisa në konkurrencën e femrave do të organizohet prej 9 deri më 15 korrik dhe do të marrin pjesë 32 vajza, 6 trajnerë/e, si dhe udhëheqës të Kampit. Në total numri i pjesëmarrëseve në të dyja kampet pritet të arrij në 120 sosh.

Kampi do të organizohet nga FBK në mbështetje të programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit të Komunës së Suharekës dhe KB Golden Eagle Ylli.

Drejtor i Kampit Nacional është emëruar Dritëro Sefaja, ndërsa Kampin do të zhvillohet nën mbikqyrje të Anton Krump, Kryetarit të Këshillit Profesional të FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat