Fotografia e fundit e Sinanit para aksidentit të tmerrshëm qëi solli vdekjen - Bota Sot
Fotografia e fundit e Sinanit para aksidentit të tmerrshëm qëi solli vdekjen

Basketboll

Fotografia e fundit e Sinanit para aksidentit të tmerrshëm qëi solli vdekjen

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:21
Gazmend Sinani

 

Mëngjesi i ditës së shtunë ka qenë i tmerrshëm për basketbollin vendor.

Basketbollistët e Përfaqësues së Kosovës kanë pësuar një aksident që ka pasur me fatalitet.

Ishte basketbollisti Gazmend Sinani që kë gjetur vdekjen pas plagëve të marra.

Por përveç Sinanit në makinë ishin edhe vëllezërit Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala.

Pjesa tjetër e pasagjerëve kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i pësuar.

I ndjeri Sinani kishte festuar ditëlindjen e tij të 27-të në një lokal nate së bashku me miqtë e tij.

Fotografinë e bërë së bashku e ka shpërndarë Altin Morina në Instagram, ndërsa ajo foto mbetet kujtimi i fundit së bashku i bashkëlojtarëve të Përfaqësueses.

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ishte në Gjakovë ku po i mbante stërvitjet për përgatitjen e ndeshjeve kualifikuese në Kupën e Botës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test