Ministri Gashi: Kombëtarja jonë do të jetë e hendikepuar pa Gazmendin - Bota Sot
Ministri Gashi: Kombëtarja jonë do të jetë e hendikepuar pa Gazmendin

Basketboll

E enjte, 19 korrik 2018

Ministri Gashi: Kombëtarja jonë do të jetë e hendikepuar pa Gazmendin

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 12:18
Gazmend Sinani

Në telegramin e ngushëllimit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me rastin e vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinani, thuhet se basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës.

“Lajmin për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani e morëm të shtangur dhe të pikëlluar.

Basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës. Gazmendi shquhej si një basketbollist shume luftarak, gjë për të cilën Kombëtarja jone e basketbollit do të jetë e hendikepuar me humbjen e tij.

Gazi përveç angazhimit të tij në disa klube kosovare, ka qene pjese edhe e formacioneve të klubeve të shteteve mike, respektivisht te shtetit turk.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime familjes së Gazit, miqve, kolegëve të tij dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Gjithashtu, shërim të shpejt dhe rikthim ne parket iu dëshiroj kolegëve të tij, Granit e Fisnik Rugovës, Altin Morinës dhe fizioterapeutit të reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët ishin se bashku me Gazmendin, në këtë ngjarje të tragjike për të gjithë ne”, thuhet në ngushëllimin e ministrit Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test