James Harden shpallet MVP i sezonit në NBA

Basketboll

James Harden shpallet MVP i sezonit në NBA

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 11:29
Houston Rockets

Ylli i Houston Rockets ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të stinorit të rregullt.

James Harden fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në NBA. Kjo ishte ngjarja kryesore në NBA Awards, që u zhvillua në Los Angeles.

Basketbollisti i Houston Rockets la pas Russell Westbrook të Oklahoma City Thunder.

Rockets e mbyllën sezonin e rregullt si skuadra më e mirë, por në play-off u mundën pas shtatë ndeshjesh nga Golden State, që në fund triumfoi edhe ndaj Cleveland Cavaliers në finalen e madhe.

“Mjekroshi” u aktivizua në 72 ndeshje me një mesatare 30.4 pikë për ndeshje, 5.4 kërcime dhe 8.8 asistime.

Çmimet e sezonit 2017-2018

MVP: James Harden (Houston Rockets)

Lojtari më i mirë në mbrojtje: Rudy Gobert (Utah Jazz)

Debutuesi më i mirë: Ben Simmons (Philadelphia 76ers)

Lojtari i 6 më i mirë: Lou Williams (Los Angeles Clippers)

Lojtari më improvizues: Victor Oladipo (Indiana Pacers)

Trajneri i vitit: Dwane Casey (Toronto Raptors).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat