D’Antoni vazhdon me Houstonin

Basketboll

D’Antoni vazhdon me Houstonin

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 12:07
D’Antoni vazhdon me Houstonin

Mike D’Antoni dhe Houston Rockets do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin 2019-2020. Drejtuesit e skuadrës teksane në kampionatin më të ndjekur në botë, NBA, kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e rinovimit të kontratës edhe për një vit, sikurse ishte parashikuar në marrëveshjen që është në fuqi.

Pas një sezoni ekzaltues, duke shënuar rekordin historik të fitoreve gjatë sezonit të rregullt (Rockets u eliminuan vetëm në finalen e Perëndimit 4-3 nga Golden State), te Houstoni nuk menduan gjatë për rinovimin me trajnerin 67-vjeçar.

D’Antonit, që kishte nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për 15 milionë dollarë në total në vitin 2016,  i skadonte kontrata në 2019-ën.

Nën drejtimin e tij teksanët kanë arritur 120 fitore dhe 44 humbje në total, ndërsa ecuria e sezonit të fundit ishte mbresëlënëse, me 65 fitore e vetëm 17 humbje. Në vitet 2005 dhe 2017 është shpallur trajneri i vitit në NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat