Kosovës i munguan pesë lojtar, mësojeni aryejen e mos shtyrjes së ndeshjes - Bota Sot
Kosovës i munguan pesë lojtar, mësojeni aryejen e mos shtyrjes së ndeshjes

Basketboll

E hënë, 24 shtator 2018

Kosovës i munguan pesë lojtar, mësojeni aryejen e mos shtyrjes së ndeshjes

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:18
Kosovës i munguan pesë lojtar, mësojeni aryejen e mos shtyrjes së ndeshjes

Kosova ka humbur ndeshjen e radhës kundër Hungarisë të zhvilluar në Prishtinë.

Pesë lojtar të Përfaqësueses së Kosovës munguan për arsye të ndryshme.

Gazmend Sinani i cili vdiq pas aksidentit i cili ndodhi gjatë grumbullimi të përfaqësueses së Kosovës në Gjakovë, dy vëllezërit Rugova të cilët pësuan lëndime serioze pikërisht në këtë aksident dhe dyshja Gëzim Morina dhe Lis Shoshi që nuk u paraqiten për arsye të disa lëndimeve.

Federata e Basketbollit të Kosovës kishte bërë kërkesë në FIBA që kjo ndeshje dhe ajo e së dielës mbrëma të shtyhen, por FIBA nuk kishte lejuar një gjë të tillë.

Shkaku kryesore që FIBA nuk kishte lejuar të shtyhen këto ndeshje thuhet të jetë gjendja e basketbollistëve në ato momente kur ka ndodhur aksidenti pasi që thuhet se ata ishin nën ndikim të alkoolit, e këto gjëra nuk i lejon FIBA e sidomos gjatë grumbullimit të një përfaqësuese për përgatitje për ndeshjet kualifikuese.

Edhe pse këta lojtar munguan Kosova  zhvilloi një ndeshje tejet të mirë, por për fat të keq në fund ata humbën me rezultatin 65-81.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test