Zyrtare: LeBron James kontratë 4-vjeçare me Lakers - Bota Sot
Zyrtare: LeBron James kontratë 4-vjeçare me Lakers

Basketboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Zyrtare: LeBron James kontratë 4-vjeçare me Lakers

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 09:56
LeBron James

Pak reshta komunikatë kanë mjaftuar për të zyrtarizuar transferimin e basketbollistit më të fortë në botë LeBron James te skuadra e Lakers, duke nisur një epokë të re në karrierën e tij.

“4 herë MVP i sezonit të rregullt, 3 herë MVP i finaleve të play off-it, 14 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, fitues i dy medaljeve të arta olimpike ka arritur një marrëveshje 4-vjeçare me Los Angelos Lakers, nga e cila do të përfitojë 154 milionë dollarë”, thuhet në komunikatën që ka bërë publike klubi kalifornian.

LeBron, me zgjedhjen e tij, sposton sërish ekuilibrat e NBA-së, pasi për herë të parë në karrierën e tij do të luajë në Konferencën e Perëndimit, e mbushur me talente dhe do të sfidojë direkt kampionët e Golden State Warriors, ndaj të cilëve është përballur në 4 edicionet e fundit në finalet e play off-it. Ylli nga Cleveland gjithnjë kishte thënë se do të dëgjonte familjen e tij para se të merrte vendimin, ndërkohë që ka mundësi të duelojë sërish për titull, Tashmë Los Anxhelosi bëhet shtëpia e tij e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test