Warriors transferojnë edhe Cousins

Basketboll

Warriors transferojnë edhe Cousins

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 12:14
DeMarcus Cousins

Një tjetër yll i basketbollit amerikan, i bashkohet skuadrës së Golden State Warriors.

Golden State Warriors janë përgjigjur ndaj lajmit të bujshëm të kalimit të LeBron James te Los Angeles Lakers duke blerë DeMarcus Cousins.

Basketbollisti ka arritur një marrëveshje me kampionët në fuqi të NBA për një sezon dhe do të përfitojë 5,3 milionë dollarë.

“Kjo është lëvizja ime e shahut”, tha Cousins, i cili për të luajtur me Warriors ka pranuar një ulje të konsiderueshme page, pasi sezonin e kaluar fitonte 18 milionë dollarë me New Orleans Pelicans.

Me Cousins në skuadër, Golden State Warriors numërojnë në grupin e lojtarëve plot gjashtë All Star: Stephen Curry, Klay Thompson, Kevin Durant, Draymond Green, DeMarcus Cousins dhe Andre Iguodala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat