Sigal Prishtina ballafaqohet me kampionin e Holandës

Basketboll

Sigal Prishtina ballafaqohet me kampionin e Holandës

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:40
Ilustrim

Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin e saj në xhiron e parë të Champions League në basketboll.

“Ekipi ynë do të takohet me kampionin aktual e të shumëfishtë te Holandës, Donar Groningen. Ndeshja e parë do të luhet me 20 shtator ne Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 22 shtator në Holandë. Në xhiron e dytë kundërshtar eventual të Prishtinës do të jetë fituesi i takimit Avtodor Saratov vs Fribourg Olympic, kampion aktual i Zvicrës.

Kurse, në xhiron e tretë do të takohemi me skuadren turke, Sakarya Buyuksehir. Si edhe vetë emri i saj, kjo është ligë e kampionëve, këtu skuadra ‘turiste’ nuk ka, andaj edhe Prishtina është pjesë e saj”, bëhet e ditur nga KB Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat