Carmelo Anthony largohet nga Oklahoma, përgatit kalimin te ….

Basketboll

Carmelo Anthony largohet nga Oklahoma, përgatit kalimin te ….

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:50
Carmelo Anthony

Carmelo Anthony zyrtarisht nuk është më lojtar i Oklahoma City Thunder.

Pas Kawhi Leonard, një tjetër telenovelë e merkatos së verës në NBA ka marrë fund.

Carmelo Anthony zyrtarisht nuk është më lojtar i Oklahoma City Thunder.

Në një shkëmbim ku u përfshinë tre skuadra, Thunder morrën nga Hawks organizatorin Denis Schroder, Mike Muscala dhe zgjedhjen e raundit të parë në draftin e vitit 2022.

Ndërkohë Hawks, përvec Anthony, blenë nga Philadelphia 76ers anësorin Justin Anderson, me këta të fundit që morrën pikërisht Muscalën nga OKC, duke i dhënë anësorin tjetër Timothe-Luwawu Cabarrot. Gjithsesi Atlanta pritet ta heqë Melon menjëherë nga ekipi.

E fakti që të habit më shumë është se ish-lojtari i Denver Nuggets dhe New York Knicks do të marrë gati 29 milionë dollarë duke mos luajtur asnjë ndeshje për ekipin.

Fati i Anthony duket i përcaktuar, me lojtarin që pritet se do të nënshkruajë me Houston Rockets për tu bashkuar me mikun e tij të ngushtë Chris Paul dhe MVP e sezonit të rregullt në NBA, James Harden. 3 herë kampion olimpik, Carmelo Anthony akoma nuk ja ka dalë të fitojë titullin e tij të parë në NBA, transmeton “SS”.

Por, me 2 superyje të tjerë si Paul e Harden në skuadër, Rockets do të jenë një ekip i denjë për të rivalizuar në konferencën e Perëndim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat