Ku renditet Shqipëria?

Basketboll

Ku renditet Shqipëria?

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:36
Shqipëria

Kombëtarja U-20 në basketboll për djem e ka mbyllur në vendin e 16-të aventurën e saj në Kampionatin Europian të Divizionit B të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua në Sofie të Bullgarisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Mikel Serbo arritën 2 fitore dhe 6 humbje në këtë turne Europian, ku morën pjesë 22 skuadra. Të dyja fitoret u arritën në fazën e grupeve (Shqipëria ishte në Grupin B), ku kuqezinjtë triumfuan ndaj Moldavisë dhe Sllovakisë, ndërkohë që u mundën nga Bullgaria, Estonia e Sllovenia.

Shqipëria e mbyllin grupin e saj në vendin e katërt (nuk shkon dot në 8 ekipet më të mira), duke dueluar kështu më tej për vendet 9-16 në Europian, ku erdhën edhe 3 humbje të tjera: Ndaj Maqedonisë, Gjeorgjisë dhe në fund ndaj Holandës, duke e mbyllur kështu këtë turne në vendin e 16-të. Një paraqitje në përgjithësi në dritë-hije për kuqezinjtë, që synonin një fitore më shumë në këtë turne edhe pse renditja në grupin e dytë të skuadrave (vendet 9-16) konsiderohet si pozitive.

Rezultatet e Kombëtares U-20 në basketboll, Divizioni B

Shqipëri – Moldavi, 139-66

Shqipëri – Bullgari, 54-84

Shqipëri – Estoni, 58-85

Shqipëri – Sllovaki, 77-71

Shqipëri – Slloveni, 52-86

Shqipëri – Maqedoni, 69-77

Shqipëri – Gjeorgji, 44-104

Shqipëri –  Holandë, 48-78

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat