Kosova deklason San Marinon

Basketboll

Kosova deklason San Marinon

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 21:23
Kombëtarja e Kosovës U18

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka mposhtur San Marinon në ndeshjen në kuadër të Kampionati Evropian , Divizioni C.

Kampionati Evropian , Divizioni C ka filluar sot në Prishtinë pikërisht i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ku po marrin pjesë shtete si San Marino, Irlanda, Armenia, Monaco, Qipro, Gjilbraltari, Malta dhe nikoqiri Kosova.

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e para ku fitore arritën Monaco, Irlanda, Qipro dhe Kosova.

Kosova ka arritur të triumfoj kundër San Marionës me rezultat të thellë 56:89.

Kombëtarja e Kosovës ishte në çdo aspekt më e mirë se San Marino, ku arriti të triumfoj në çdo çerek të ndeshjes.

Më i miri te Kosova ishte basketbollisti Rron Ukaj i cili shënoi 21 pikë, i ndihmuar edhe nga Erhan Sholla me 17 sosh.

Kosova ndeshjen e ardhshme do të ndeshet me kombëtaren e Qipros ditën e enjte nga ora 19:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat