Pse Bosnja kundër Kosovës dhe djemve tanë 16-vjeç? Boll më me idiotizma! FIBA, mos lejo Evropianin në Sarajevë!

Basketboll

Pse Bosnja kundër Kosovës dhe djemve tanë 16-vjeç? Boll më me idiotizma! FIBA, mos lejo Evropianin në Sarajevë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2018 Në ora: 18:52
Ilustrim

Nuk ka viza për kombëtaren e Kosovës në basketboll! Kështu raportohet edhe nga zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës, e cila mbetet me shpresë se ambasada e Bosnjës dhe e Hercegovinës në Shkup, do t’i lëshojë vizat për djelmoshat tanë të kombëtares së Kosovës U-16? Çuditë se jo mahi nga autoritetet boshnjake se si veprojnë me ne!

Kjo është neveritëse, e gërditshme dhe e tmerrshme! Nuk është korrekte nga ana e autoriteteve boshnjake që mos t’i pajisin me viza djemtë tanë sepse e kanë të drejtën si të gjitha kombëtaret, që të paraqiten në Kampionatin Evropian, divizioni B. Federata e Basketbollit e Kosovës, është e pranuar me të drejta të plota në FIBA Europe dhe FIBA dhe është jonjërëzore, jomorale që mos të pajisen djemtë me viza nga autoritetet boshnjake. Djemtë në asnjë mënyrë nuk guxojnë të jenë viktimë e politikës së fëlliqur apo asaj që Bosnja nuk e ka njohur Kosovën, për shkak që është në konfederatë me një farë Republika Srpska. 

Kjo sjellje nga autoritetet boshnjake është e pakuptueshme dhe që duhet gjithësi që FIBA ta reagojë ashpër dhe ta ndëshkojë organizatorin! Mos të lejojë të mbahet Evropiani dhe automatikisht Bosnja të përjashtohet nga kjo ngjarje, që iu është besuar që të organizojnë një ngjarje të madhe. Ky është Evropian dhe nuk është garë e Bosnjës dhe as turne.

Një veprim i tillë i autoriteteve boshnjake bie ndesh me të gjitha normat sportive ndërkombëtare, sidomos mos të lejohet një kombëtare U-16 në Evropian, pra djem 16 vjeç! Çfarë rreziku mund të kemi nga këta talent? Pse Bosnja sillet në këtë mënyrë? Çfarë faji ka Federata e Basketbollit e Kosovës? Ky është një shembull i keq dhe trishtues për të gjithë ne dhe komunitetin ndërkombëtar. Fundja, o Kosova në Sarajevë, o FIBA ta anulojë Evropianin, t’i ndëshkojë Bosnjën e Hercegovinën.  Boll më idiotizma kundër Kosovës dhe vetëm pse jemi shqiptarë dhe kemi traditë sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat