Jimmy Butler afër bashkimit me LeBron James

Basketboll

Jimmy Butler afër bashkimit me LeBron James

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:55
Jimmy Butler dhe LeBron James

Ylli i Timberwolves , Jimmy Butler, po shqyrton opsionin e kalimit në Lakers.

Jimmy Butler ishte për një kohë të gjatë lojtar i Chicago Bulls dhe pas largimit të Derrick Rose ishte fytyra e skuadrës.

Pas kalimit në Minnesota Timberwolves, Butler kishte një sezon të mirë individualisht, por jo edhe me skuadrën. Së fundmi lojtari është shperhur i pa kënaqur me disa bashkëlojtarë, që sipas tij janë mospërfillës.

Së fundmi janë shtuar zërat rreth një kalimi të mundshëm të 28 vjeçarit në drejtim të LA Lakers. Skuadra nga Los Angelos është bërë destinacion i preferuar për lojtarët që i’u skadon kontrata, pas zbarkimit të LeBron James në skuadër.

Kalimi i Butler në Lakers do të ishte ndihmë e madhe për “mbretin” James dhe Lakers do të ishin konkurrentë të denjë për skuadrën e Golden State Warriors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat