Berisha beson në fitore kundër Maqedonisë

Basketboll

Berisha beson në fitore kundër Maqedonisë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:13
Berisha beson në fitore kundër Maqedonisë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte (20.30) përballet me Maqedoninë, në kuadër të para-kualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.

Kapiteni i Kombëtares sonë, Dardan Berisha thotë se Kosova është e përgatitur mirë për sfidën me skuadrën maqedone.

“Jemi përgatitur mjaft mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes, do të luajmë para publikut tonë dhe shpresojmë se palestra do të mbushet, sepse presim përkrahje shumë të madhe”, ka thënë Berisha.

“Jemi shumë të motivuar, Maqedoninë e kemi mposhtur vitin e kaluar, andaj mund ta mposhtim prapë para shikuesve tanë”.

“Maqedonia ka disa ndryshime në ekip, por ne jemi një ekip i ri dhe definitivisht jemi më të shpejtë dhe më të motivuar. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë me dy stile të ndryshme të lojës, por unë kam besim të madh tek të gjithë dhe jam shumë optimist për gjithë atë që do ta shfaqim në parket të enjten”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat