Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës - meshkujt.
Ndërkaq me fillim nga ora 17:00 do të ballafaqohen Z Mobile Prishtina dhe Bashkimi në konkurrencën e meshkujve.
Basketbollistët e Z Mobile Prishtinës në edicionin që e lamë pas e kanë fituar trofen e Kupës, kurse ata të Bashkimit janë shpallur kampion të Kosovës.