Z Mobile Prishtina demoloi kampionin, fitoi Superkupën

Basketboll

Z Mobile Prishtina demoloi kampionin, fitoi Superkupën

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:48
Z Mobile Prishtina

Z Mobile Prishtina pa vështirësi e mundi me rezultat 88:50 (27:7, 24:16, 12:14, 25:13) kampionin në fuqi, Bashkimin nga Prizreni, në ndeshjen që e Superkupës së Kosovës, që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Prishtina është fitues e Superkupës së Kosovës, ndërsa Bashkimi as që kishte forcë ta evitoi disfatën e thellë. Aj Davis me bashkëlojtarë administruan lojën me lehtësi dhe sa kalonin minutat edhe thellonin fitoren.

Në dhjetë e minutat e parë Prishtina avancoi me 20 pikë dallim (27:7), kjo vetëm konfirmoi se nuk do të ketë rival të denjë! Çereku i dytë dhe i tretë, ishin deri diku me rivalitet, por Z Mobile Prishtina luante me komoditet, pasi kishte epërsinë e thellë dhe në asnjë moment nuk iu rrezikua fitorja.

Në çerekun e fundit, bardhekaltrit luanin me qetësi, kurse Bashkimi ishte i dorëzuar. Aj Davis me 18 pikë ka qenë më efikasi në radhët e Prishtinës, i ndihmuar nga Valon Bunjaku 14 e Alban Veseli 12, ndërsa në radhët e Bashkimit Michale James shënoi më së shumti pikë, 10. Me një fjalë,  Superkupa e Kosovës kaloi me dominimin bindshëm të Prishtinës, ndërsa Bashkimi nuk ishte as hija e kampionit.  

Z Mobile Prishtina-Bashkimi 88:50

Z Mobile Prishtina: Bunjaku 14, Davis 18, Azemi 7, Anderson 1, F. Rugova 4, Veseli 12, Krasniqi 2, Jakupi 5, Berisha, Ismaili 8, Boukichou 8 dhe Krestinin 9.

Bashkimi: Peci 8, Gorski 6, Hazeri, Karanezi, Q. Biraj 7, Pallushi 4, Muriqi, Ilazi 9, Grosha 6, James 10 dhe Makasqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat