Butler kërkon largimin

Basketboll

Butler kërkon largimin

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:24
Butler kërkon largimin

Ylli i Minnesota Timberwolves Jimmy Butler ka kërkuar largimin nga skuadra, përpara fillimit të sezonit 2018-2019. Sipas mediave amerikane, ekipet të cilat Butler do të pranonte transferimin janë Brooklyn Nets, Los Angeles Clippers dhe New York Knicks. Për sa i përket Knicks, presidenti i ekipit Steve Mills tha në një event me fansat se skuadra nuk do të shkëmbejë asete për një lojtar, të cilin mund ta marrin si agjent të lirë verën e ardhshme.

Ajo që mund të duket si surprizë, është lënia jashtë listës e Lakers nga ana e Butler, por arsyeja për këtë mendohet të jetë kalimi i LeBron James tek ekipi nga Los Angeles.Butler u morr në qershorin e 2017 nga Minnesota, pas një marrëveshjeje me Chicago Bulls. Në sezonin e kaluar, ai kishte një mesatare prej 22.2 pikësh, 5.3 topa në tabelë, 4.9 assiste dhe 2 vjedhje për ndeshje. Pavarësisht se zhvilloi një sezon të mirë, ka pasur shumë zëra se 29-vjeçari nuk kishte një marrëdhënie të mirë me disa prej lojtarëve kryesorë të Timberwolves.

Shumë media kanë aluduar se Butler mund të bashkohet në një ekip me organizatorin e Boston Celtics, Kyrie Irving, verën e ardhshme, duke qenë se të dy mund të bëhen lojtarë të lirë.Mbetet për tu parë nëse Minnesota do t’ja realizojnë dëshirën për një shkëmbim Butler, me sezonin e ri që është më pak se një muaj larg, ku në ndeshjen debutuese, Timberowlves do të luajnë kundër San Antonio Spurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat