Hidhet shorti në Maqedoni, skuadra shqiptare e lirë

Basketboll

Hidhet shorti në Maqedoni, skuadra shqiptare e lirë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:11
Enver Miftari

Sezoni i ri garues në elitën e basketbollit vendor do të fillojë me 6 tetor, por me 11 ekipe, përfshirë edhe KB Shkupi.

Të gjitha ekipet e ligës së parë u pajtuan njëzëri që Shkupi të pranohet në mënyrë plotësuese, ndërsa trajneri Enver Miftari i falënderoi të gjithë të pranishmit pjesëmarrës në shortë.

“Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjitha klubet që na dhanë përkrahje kur ishte më së e nevojshme. Jemi vonuar, u gjendem në situatë të pavolitshme, por për fat të mirë me punë të përbashkët ia dolëm të jemi pjesë e elitës”, tha Enver Miftari, trajner i KB Shkupi.

Në ndeshjen e parë Shkupi do të jetë i lirë në mënyrë që të konsolidohet për fillimin e garave.

Ndeshjet e javës së parë
Ohrid-Rabotniçki
Vardar-Kumanovo
Biotehna-MZT Skopje
Gostivar-Kozhuv
Pelister-Feni Industri
Shkupi, i lirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat