Çfarë shkruhet për Butlerin?

Basketboll

Çfarë shkruhet për Butlerin?

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:04
Çfarë shkruhet për Butlerin?

Houston Rockets i mungonte vetëm 1 fitore sezonin e kaluar për të shkuar në finalet e NBA. Por, përveç ardhjes së Carmelo Anthony, ekipi teksan do të tentojë një tjetër goditje të madhe përpara fillimit të kampionatit.

Sipas mediave amerikane, Houston po mundohet shumë të afrojë Jimmy Butler nëpërmjet një shkëmbimi. Basketbollisti i Minnesota Timberwolves ka kërkuar largimin nga skuadra, e Houston do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të ardhmen e tij, duke marrë parasysh se aty gjenden lojtarë si James Harden, Chris Paul, Carmelo Anthony dhe Clint Capela.

Gjithsesi, arritja e një marrëveshjeje për 29-vjeçarin do të jetë shumë e vështirë, duke marrë parasysh rrogat e larta që Rockets paguajnë aktualisht. Minnesota vazhdon të kërkojë shumë për “yllin” e saj, pavarësisht se mund ta humbin sezonin e ardhshëm pa marrë asgjë, pasi i mbaron kontrata.

Me ardhjen e Butler, skuadra e Houstonit do të bëhej skuadra rivale kryesore e Golden State në Perëndim, pasi do t’i jepte garanci ekipit në sulm e sidomos në mbrojtje.

Në rast se gjendet akordi për shkëmbim, ajo që rrezikon ekipi teksan është pikërisht kontrata e Butler, e cila skadon vitin e ardhshëm. Gjithsesi, edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje gjatë verës së ardhshme, Butler pa dyshim do të shtonte mundësitë e Rockets për të fituar kampionatin e NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat