Ish basketbollistja e Kosovës profesoreshë e shëndetësisë në Australi

Basketboll

Ish basketbollistja e Kosovës profesoreshë e shëndetësisë në Australi

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 15:18
Zanfina Ademi

Është një emër i respektuar në shtetin australian. Është fjala për ish basketbollisten e Universitetit të Prishtinës, Zanfina Ademi. Zanfina ka qenë prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë në periudhën e viteve 1994-98 (në kohën e okupimit). Ajo në ndeshje shënonte nga 20 pikë, por tash e 20 vjet është larg me basketbollin, nuk është marrë me këtë sport. 

Zanfina jeton në Melbourne dhe është profesoreshë e shëndetësisë ekonomike në Australi. Ajo ka kryer doktaraturën dhe pos doktaraturën. Me një fjalë, një emër i respektuar dhe një eksperte e fushës së shëndetësisë.  

Zanfina punon në Monash University, e cila është një ndër shkollat universitare më të mira në botë. Kosova ka kuadro të fuqishme anekënd botës, deri në Australinë e largët! Zanfina ka qenë bashkëlojtare me Doruntina Vuniqin, Elvira Dushkun etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat