Giannis Antetokounmpo e ka filluar shumë mirë fazën para sezonale të NBA.
Greku ka dhënë sinjalet e para se ai do të jetë njëri nga pretendentet kryesorë për çmimin MVP.
Në ndeshjen të cilën Milwaukee Bucks e kanë zhvilluar ndaj Minnesota ( 143:121), ishte Giannis që shkëlqeu.
Ai në vetëm 25 minuta lojë regjistroi shifra triple-double.
“Greak Freak” regjistroi 32 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime për ta ndihmuar skuadrën e tij.
Ai gjithashtu shtoi edhe 3 vjedhje të topit dhe 1 bllokadë. Ai ishte i saktë 13-17 nga loja e hapur.
Statistika të frikshme këto nga Antetokounmpo.