Kur kombëtarja e Kosovës kishte vetëm dy shqiptare, tjerat serbe...

Basketboll

Kur kombëtarja e Kosovës kishte vetëm dy shqiptare, tjerat serbe...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:18
Kjo foto e viteve të 70-ta, siç shkruhet edhe në foto, reprezentacioni i Kosovës, pjesë e saj ishin vetëm dy shqiptare dhe pjesa tjetër serbe, malazeze, maqedone e boshnjake.

Resmije Juniku kujton të kaluarën dhe goxha fortë mburret, sepse asnjë gjeneratë e as e viteve të 90-ta e as e pasluftës, sipas saj, konsideron se nuk i ofrohen as të thoni i këmbës për nivelin që kishin.

Dhe për çudi kjo foto e viteve të 70-ta, siç shkruhet edhe në foto, reprezentacioni i Kosovës, pjesë e saj ishin vetëm dy shqiptare dhe pjesa tjetër serbe, malazeze, maqedone e boshnjake. 

Reprezentacioni i Kosovës: Ismet Shumanoviq (selektor), Dushanka Gjuriq, Snezhana Filipoviq, Gordana Rançiq, Mirsada Rexhepagiç, Velida Duroviq, Milica Komnenoviq, Miodrag Oroviq (trajner). Lidija Najdovska, Jelica Komnenoviq, Minire Mustafa (gabimisht është shkruar atëkohë në foto Xhevahire Mustafa), Millka Mlladenoviq dhe Resmije Juniku. “Ishte seç na ishte, por vakt i mirë”, shkruan Resmija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat